Bashkëshortja e kryetarit të PD Lulzim Basha ka shpërndarë një foto me të atin Xhefer Isufi pak ditë pasi ai nda nga jeta, duke ka shprehur falënderime për të gjithë ata që iu gjendën pranë për humbjen e babait të saj.
Me anë të një postimi në Facebook, Aurela thotë se babai i saj ishte një burrë i fortë Labërie, që e rriti me dashuri për atdheun dhe për Kosovën.
“Unë dhe familja ime jemi prekur nga vizitat, mesazhet, letrat, dhe lulet pas ndarjes nga jeta të babait tim që na sollën kaq shumë ngushëllim këto ditë të hidhura.Babai im ishte një burrë i jashtëzakonshëm, një burrë i fortë, një burrë Labërie. Ai më rriti me dashurinë për të parët tanë, për atdheun dhe për Kosovën; më rriti me dashurinë e madhe për njerëzit.
Jam pafund mirënjohëse që më ka lënë pas kaq shumë miq e shokë, kaq shumë dashuri dhe respekt. 🙏”, shkruan Aurela Basha.