Njeriu i merkatos te Interi, Piero Ausilio ka udhëtuar sot në Manchester për të ndjekur ndeshjen mes skuadrës së Guardiolës dhe italianëve të Napolit. Gjatë këtij udhëtimi, është parashikuar edhe një takim mes Ausilios, drejtorit sportive të City-t, Tziki Beguiristain dhe agjentin e FIFA-s, Alessandro Beltrami.
Në qendër të bisedës do të jetë mbrojtësi i City-t, Mangala, për të cilin zikaltrit treguan interes edhe gjatë merkatos verore. Mbrojtësi francez nuk po gjen aspak hapësira në formacionin e Guardiolës dhe do të mirëpriste një transferim te Inter, për të pasur më shumë minuta, në prag edhe të botërorit ‘Rusi 2018’. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që sot të negociohet edhe për ndonjë tjetër futbollist të City-t, që nuk përdoret mjaftueshëm nga Guardiola dhe që do t’i bënte punë zikaltërve.