Australia goditet nga dallgë të mëdha, raportohet për pesë persona të vdekur, dy rezultojnë të zhdukur

Të paktën pesë persona janë mbytur pasi dallgët e mëdha kanë goditur disa pjesë të Australisë, raporton BBC.

 

Edhe dy persona të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathras në Uellsin e Ri Jugor. Kjo ndodhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre mbeti në det në San Remo të Victorias.

“Një nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën”, ka njoftuar policia e këtij vendi.

Kryeministrja e Victorias, Jacinta Allan, tha se ky është një fillim i tmerrshëm i fundjavës së Pashkëve.

Artikulli paraprakPo punonte në aeroportin e ri të Vlorës, humb jetën 38-vjeçari pasi rrëzohet nga lartësia!
Artikulli tjetërBasha mesazh për Pashkën nga Kisha Katolike: Qoftë një reflektim se pas vështirësive vjen shpresa, se me besim dhe durim, ndryshimi pozitiv është i mundur