Autobusi me 30 nxënës përplaset me një kamion në Itali, raportohet për dëme të mëdha! Ja si është gjendja e fëmijëve

Një autobus që transportonte 30 fëmijë në një udhëtim shkollor është përfshirë në një aksident të rëndë mëngjesin e sotme në autostradës A1, në provincën Frosinone të Italisë.

 

Sipas mediave italiane, autobusi me nxënës është përplasur me një kamion, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të autobusit dhe plagosjen rëndë të një personi.

Për fat të mirë, fëmijët nuk janë dëmtuar rëndë nga aksidenti, por kanë pësuar lëndime të lehta.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet emergjente të 118, zjarrfikësja, policia dhe një helikopter, ndërsa dinamika e aksidentit është ende e paqartë.

Artikulli paraprakFytyra e shëmtuar e një pazari të ftohtë mes Ramës dhe Berishës!
Artikulli tjetërBasha me fermerët në Baldushk: Kemi plan konkret për bujqësinë, 100 mln euro subvencione, ulje të kostove të prodhimit për 150 mijë familje fermerësh