Autorët vrasës me pagesë, nuk e njihnin shënjestrën! Detaje nga atentati në Kurbin ku u vra ekonomisti, pronari i firmës së inerteve lëvizte me makinë të blinduar

Detaje të reja dalin nga atentati ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi, mëngjesin e së shtunës (10 shkurt) në firmën e inerteve në fshatin Gures të Kurbinit.

Nga breshëria e plumbave humbi jetën ekonomisti i firmës Selman Mihana, rreth 70-vjeç, ndërsa u plagos pronari Ardian Gjeloshi.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se sipas burimeve nga grupi hetimor autorët kanë qenë të paktën 7 persona dhe kanë lëvizur me 1 automjet tip Range Rover me fenelinë policie dhe ‘Golf 4’.

Ata kanë hyrë në ambientet e firmës rreth orës 06:50 nga dera kryesore të veshur si punonjës policie. Pak minuta më herët kishte mbërritur edhe pronari Ardian Gjeloshi, ekonomisti, i cili mbeti viktimë, si edhe 4 punonjës të tjerë.

Autorë dyshohet se nuk e kanë njohur shënjestrën e tyre, Ardian Gjeloshin, pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash ndaj të dy personave.

Mësohet se 51-vjeçari udhëtonte me automjet të blinduar, ndaj sipas gazetares Klodiana Lala, autorët e kanë pasur të pamundur që t’i bëjnë atentat rrugës, ndaj kanë shkuar në biznesin e tij për ta vrarë.

Artikulli paraprakAlbin Kurti i vendosur: Nuk e kthejmë pas vendimin për dinarin, s’duam të ndëshkojmë askënd
Artikulli tjetër“Më erdhi një grua shqiptare e hipur mbi mushkë e njomë dhe e hirshme”- Kujtimet e panjohura të mjekut italian në Shqipërinë e Luftës së Parë Botërore: Burrat tymosin duhan dhe…