Autoriteti i Konkurencës kundër rritjes së çmimit të ujit në Tiranë

Dy muaj më parë Këshilli i Bashkisë së Tiranës miratoi rritjen e çmimit të ujit në kryeqytet. Nga 45 lekë për metër kub, çmimi u vendos 65 lekë për metër kub për familjarët, 44% rritje. Me vetëm 31 vota të socialistëve nga 61, këshilli autorizoi bashkinë t’i kërkonte Entit Rregullator të Ujit rritjen e çmimit. Por vendimi i Entit Rregullator të Ujit është parë me dyshim nga Autoriteti i Konkurencës.
“Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat’, theksohet pas shikimit të vendimit të ERU-t. ‘Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë’, sugjeron autoriteti.
Vendimi i Komisionit të Autoritetit të Konkurencës:
‘1- T’i rekomandojë Entit Rregullator të Ujit:
Detyrimin për zbatimin e nenit 69 dhe 70 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës” (i ndryshuar), duke kërkuar vlerësimin ligjor të Autoritetit të Konkurrencës për çdo projekt-akt normativ që potencialisht mund të sjellë kufizime të konkurrencës në tregun përkatës.
Për çdo rast të rishikimit të tarifave të reja për ndërmarrjet e ujësjellës kanalizime, të përcaktohet qartë struktura e kostos mbi bazën e së cilës miratohen tarifat, bazuar në metodologjinë “Për vendosjen e tarifave për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largim e përpunimin e ujërave të ndotura”, në të cilën përfshihen kostot e:
Rritja e tarifave duhet të jetë graduale dhe në përputhje me kriteret e performancës, në mënyrë të veçantë të orarit të furnizimit me ujë.
Të rishikohen kostot në drejtim të rritjes së performancës së administrimit dhe të rishpërndahen burimet e të ardhurave të kërkuara për investime edhe nga ulja e kostove të operimit dhe mirëmbajtjes, pasi sipas vendimit të ardhurat do të vijnë në masën 96% nga rritja e tarifave, dhe vetëm 4% nga rritja e nivelit të faturimit.
Publikimin dhe bërjen transparente brenda 30 ditëve nga dalja e këtij vendimi të të gjithë informacionit në lidhje me aplikimet për ndryshimin e tarifave, kostot përkatëse mbi të cilat bazohen këto ndryshime, si dhe për vitet 2018 dhe 2019 të publikohen treguesit e parashikuar për “ujin pa të ardhura”, “Kohëzgjatjen e furnizimit” dhe “Efiçencën e stafit”.’
Rekomandimi i Autoritetit të Konkurencës për UKT-në:
‘2- T’i rekomandojë UKT-së që:
Aksionarët e UKT për ta bërë tregun sa më efiçent duhet të vlerësojnë mënyrat alternative të financimit të nevojave financiare të UKT nëpërmjet kredive të buta/të lehtësuara ose nëpërmjet obligacioneve të qeverisjes vendore sipas Ligjit nr. 10 158, datë 15.10.2009 “Për obligacionet e shoqërive aksionare dhe qeverisë vendore”.

Artikulli paraprakTrafik droge nga Shqipëria në Austri
Artikulli tjetërMjekët e infermierët e Lezhës lënë spitalin për fjalimin e Ramës