Autostrada Thumanë-Kashar/ Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës sërish në protestë, përplasen me efektivët! Policia hedh gaz lotsjellës

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës janë mbledhur sërish në protestë në autostradën Thumanë-Kashar.

Ata kërkojnë hyrje-dalje në autostradë, duke pretenduar se janë izoluar së bashku me bizneset e tyre në këto zona.

Me nisjen e protestës ka pasur përplasje me policinë. Shkak është bërë tentativa e protestuesve për të hyrë në autostradë dhe bllokuar qarkullimin rrugor.

Siç shihet dhe nga pamjet, të shumtë janë banorët që i janë bashkuar protestës, ndërkohë që ka dhe prezencë të lartë të forcave të policisë.

Edhe në protestat e shkuara ka pasur përplasje mes banorëve dhe policisë, pasi këta të fundit nuk i kanë lejuar protestuesit të bllokojnë qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Kujtojmë se kjo është protesta e tretë pas ndërtimit të autostradës, ndërkohë që banorët që u prekën nga ky projekt kanë protestuar me muaj të tërë kundër ndërtimit të saj dhe kanë shprehur se nuk janë shpronësuar në mënyrë të drejtë.

Exit mobile version