Avioni special nga Holanda zbret në Prishtinë, çfarë po pritet të ndodhë në Kosovë?

Një aeroplan special nga Holanda ka aterruar në Prishtinë, Haga s’jep informacione

Pavarësisht se nuk ka linjë direkte nga Amsterdami për në Prishtinë, një aeroplan special wshtw ulur pasditen e së hënës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” nga Holanda, shkruan Gazeta Express.

Ky aeroplan nga Amsterdami është nisur saktësisht në orën 16 e 37 minuta, ndwrsa në Prishtinë ka mbwrritur pas gati tri orësh fluturim.

Aeroplani vazhdon të qëndrojë edhe sot në Aeroportin e Prishtinës ndwrsa nuk dihet nëse ky fluturim lidhet me Gjykatën Speciale që e ka bazën në Hagë.

Express ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar për t’i pyetur rreth kësaj çështje, megjithatë zëdhënësi Christopher Bennet, ka thënë se nuk është një temë për të cilën mund të jap informacione.

“Kjo nuk është çështje për të cilën mund të iu japë ndonjë informacion”, ka thënë Bennet për Gazetën Express.

Gazeta Express përmes të njëjtit email ka dërguar pyetje edhe në adresë të Dhomave Specializuara të Kosovës dhe në adresë të Zyrës së EULEX-it në Kosovë, meqë sipas burimeve në afërsi të Aeroportit gjatë ditës së djeshme janë parë edhe zyrtarë të misionit të BE-së në Prishtinë.

Por nga këto dy institucione s’kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Artikulli paraprakHumb jetën nga Covid-19 mjeku 64 vjeçar
Artikulli tjetërAfera me inceneratorët/ Reagimi i adminstratores së inceneratorëves nën shantazh, Alibeaj: Foli me gjuhën e Ramës