Avokatët kërkuan kohë të njihen me dosjen, shtyhet me 1 orë seanca gjyqësore për grupin e trafikut të drogës

Shtyhet me një orë seanca gjyqësore në lidhje me grupin e trafikut që u zbulua falë përgjimeve të SKY, ku mes të arrestuarve janë zyrtare policie si dhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

GJKKO shtyhu seancën pasi avokatët të njiheshin me aktet e dosjes në fjalë. Kujtojmë se SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan të hënën në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.

Mes të arrestuarve është Dedan Gjoni, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, i cili u vu në pranga në afërsi të stadiumit “Air Albania”, Bujar Ajezin dhe Besmir Murati.

Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit. Sakaq, në kërkim është shpallur Ervin Mata dhe djali i Erzen Breçanit.

Artikulli paraprakShqipëria, e 9-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës
Artikulli tjetër“Shqiptarët në Preshevë po përballen me spastrim etnik nëpërmjet…”, Presidentja e Kosovës mesazh të fortë në Samitin e Diasporës në Tiranë