Avokati i Popullit njoftoi sot se prej ditës së djeshme, ky institucion po ndjek me kujdes situatën e konfrontimit mes një numri banorësh pronat e të cilëve preken nga një projekt infrastrukturor në zonën e Bregut të Lumit.
Prej orës 12.30 të ditës së djeshme ndihmëskomisionerët e Seksionit të Administratës Arben Gjoleka dhe Erind Pirani kanë marrë kontakt me banorët dhe kanë nisur procedurat e verifikimit të situatës së terrenit.
Ditën e sotme një ekip i zgjeruar i Avokatit të Popullit i përbërë nga Komisioneret Erjona Canaj, Ermonela Ruspi dhe disa ndihmëskomisionerë ndodhen në vendin e ngjarjes. Komunikime të tjera në vijim…”, përfundon deklarata.