E drejta e pronës vijon të mbetet një ndër problemet më të prekshme për shqiptarët. Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ligjeve, Avokati i Popullit theksoi se pavarësisht rekomandimeve të bëra situata vijon të mbetet e njëjtë. Çështje të tjera të mprehta për shoqërinë shqiptare renditen edhe reforma në administratën publike, strehimi si dhe furnizimi me energji i familjeve të varfëra. Totozani: Për sa i përket të drejtës së pronës, vazhdon të ketë probleme të mëdha. Mosrespektimi nga ana e organeve të administratës publike të parimit të ligjshmërisë, mbrojtjes së interesit publik, të drejtave të personave privatë, eficencës për administratën e pushtetit vendor pas reformës administrative. Sikurse e dini ka një numër problematikash, në procedurat e largimit nga puna në kuadër të procesit të ristrukturimit. Strehimi mbetet gjithashtu një sfidë e madhe në Shqipëri. Shumë bashki nuk zotërojnë fonde. Sipas Avokatit të Popullit mungesa e përgjigjeve dhe e bashkëpunimit me institucionet shtetërore ka vijuar të vështirësojë punën e këtij institucioni. Totozani: Mbeten disa sfida siç janë shpeshherë, mospërgjigja apo mosbashkëpunimi nga institucionet shtetërore sidomos sa i përket moskthimit të përgjigjeve apo kërkesave të adresuara ndaj tyre. Kemi pasur disa raste pengese gjatë punës tonë. Gjatë vitit 2015, Avokati i Popullit ka adresuar 349 rekomandime, ndër të cilat 68 janë pa përgjigje,54 Rekomandime janë refuzuar dhe 160 janë pranuar.
Kryesore
Continue to the categoryE vërteta dhemb, hapini sytë!
Nga Erl Kodra
Shpesh herë e vërteta dhemb. Por pa të vërtetën si udhrrëfyes, përfundon në humnerë. Ironia është se të gjithë e dinin -...