Avokati Ngjela: Berisha do të dënohet dhe del nga politika. E djatha duhet të rigrupohet

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në “Brekaing” me Dafina Hysën, deklaroi se Berisha do të dënohet dhe më pas do të dalë nga politika, kështu PD-ja do të bashkohet.

Ai tha se e djathta duhet të rigrupohet në një kongres, ndryshe nuk do të mundë të rivalizojnë PS-në.

Ndër të tjera avokati deklaroi se sipas ekspertëve të huaj, me të cilët ka biseduar, në zgjedhje opozita del me 17-18% të votave.

“E djathta duhet të rigrupohet. Nuk ka ombrellë, është kongres. PD-ja duhet të bëjë kongresin e ribashkimit dhe të nxjerrë ekipin e vet. Me njerëz të iluminuar, por edhe shqiptarë nga diaspora me pozicione, atëhere edhe e merr pushtetin, por kështu lodhet kot. E djathta ka nevojë për ide. Nuk ka nevojë për lehje, ide. Idetë e çorientojnë opinionin publik sepse shumica e këtyre është kompakte. Unë e di se çfarë kam hequr për t’i mundur ata.

Shoqëria është e majtë, për arsye që dihen. Ne duhet që në këto momente, politikanët që janë në parlament dhe duan ndryshimin e gjendjes, duhet patjetër që të bëjnë këtë gjë, të bëjnë bashkimin. Bashkimi i të djathtës në një kongres. Ai e sjell gjendjen në një konkurrencë normale kundër socialistëve, se ata janë të pamposhtur. Kam biseduar me ekspertë të huaj, 17-18% del e djathta nga sondazhet.

Ata do ta bëjnë bashkimin sepse do të dënohet Berisha, e do të dalë nga politika. Por a do të kenë kohë? Unë jam avokat, nuk mund të jem për dënime, por e pashë akuzën. Është flagrancë. Do të dënohet, qoftë edhe me muaj. Ikën nga politika”, tha Ngjela.

Artikulli paraprakKur korrupsioni kthehet në problem sistemik
Artikulli tjetërSPAK mbyll hetimet, çon për gjykim ish-ministrin Beqaj dhe 8 të tjerët