Avokati shqiptaro-amerikan flet në “Zërin e Amerikës”: SPAK nuk bëhet me prokurorë të korruptuar…

Petër Lumaj, avokat për Çështjet e Emigracionit në SHBA, tha në një intervistë për “Zërin e Amerikës” i pyetur nëse SPAK do arrinte të realizonte objektivat për goditjen e korrupsionit se këto institucione përfshirë Gjykatën Kushtetuese duhet të ngrihen patjetër.

Por Lumaj e vuri theksin tek integriteti i personave që do të bëhen pjesë e tyre.

Ai tha se ata nuk duhet të jenë simpatizantë të partive, por duhet të jenë asnjanës. Avokati u shpreh gjithashtu se ky është momenti kur PD dhe partitë e tjera duhet t’i bëjnë thirrje për rikthim në Shqipëri të avokatëve që janë edukuar dhe me prirje perëndimore.

“Shqipëria e ka të domosdoshme të formojë Gjykatën Kushtetuese dhe SPAK është i domosdoshëm. Të rëndësishme janë elementët që do të hyjnë në këto agjenci, po ti quajmë kështu Gjykatën Kushtetues, SPAK dhe Gjykatën e Lartë.

Të jenë njerëz që të mos jenë të korruptuar, të kompromentuar, të mos jenë të përzier me situatën politike, por të jenë asnjanës. Kjo ka për të qenë puna kryesore, që duhet të jetë komplet e pavarur nga pikëpamjet politike dhe të kenë një dedikim për Shqipërinë dhe jo për partitë e ndryshme politike.

Kjo është domosdoshmëri dhe po përmend emrin e avokat Fatos Dervishi, që janë të edukuar jashtë shtetit, janë perëndimor. Këta janë njerëz që PD dhe partitë e tjera duhet t’i bëjnë thirrje që të kthehen, të përzihen në aktivitetin politik, në krizën politike, që ta zgjidhin në mënyrë paqësore, sepse opozita e ka të domosdoshme të kthehet në Parlament.

Pozita e ka të domosdoshme ta respektojë pikëpamjen e opozitës, deri diku të paktën që të krijojnë një shtet të konsoliduar jo politikisht, por të jetë Gjykata e pavarur. Gjykata e Lartë e pavarur. Po të jenë politike kriza do të vazhdojë dhe nuk do të zgjidhet”.

Artikulli paraprakDeklarata e fortë e Lubonjës: Projekti i Ramës, eliminimi i kundërshtarëve! Rilindja ka kapur çdo institucion
Artikulli tjetërBasha nga Shkodra: Socialistët e braktisën farsën e 30 qershorit, është koha për ta kthyer votën masive për largimin e këtij regjimi