Avokati tregon si e torturuan policët adoleshentin për t’i thyer gishtat

Janë zbardhur detaje të reja nga arrestimi i 17-vjeçarit Daniel Dobra mbrëmjen e djeshme në zonën e rrugës së Kavajës.
Pasi e shpallën si autorin e hedhjes së kapsollës që i dëmtoi një gisht polices Ina Nuku, policia është vënë në ndjekje të adoleshentit.
Ai është gjetur në rrugën ‘Babë Rexha’. Dhe aty ka nisur hakmarrja e policëve ndaj 18-vjeçarit.
Daniel Dobra në prani të avokatit ka akuzuar policët se, e kanë goditur me grushte e shkelma.
Ai ka akuzuar policët se e kanë qëlluar me shkelma në gishtërinj me qëllim që të ja thyenin si hakmarrje për gishin e Inës.
Avokati ka treguar se djali ka pasur gishtat e mavijosur dhe është goditur me shqelma në to me qëllim që të ja thyenin në shenjë hakmarrje për policen.
Veprimet e policisë janë të gjitha të dokumentuara në dosjen e 17-vjeçarit dhe pritet padi ndaj policisë për dhunën kriminale të ushtruar ndaj Dobrës.

adoleshent

Exit mobile version