Nga Azgan Haklaj
Titulli mund të tingëllojë naiv apo propagandistik por jam i bindur që kushdo lexon argumentet e mija që në fakt janë të verteta të thjeshta të thëna shqiptarisht me justifikon.
Pa dashur të hyj në gjeopolitikë e sidomos atë rajonale ku dihet investimi i madh ruso-sllav që po bëhet sistematikisht në Ballkan dua të fokusohem aty ku si ç’do shqiptari i dhemb shiprti:
Te Atdheu ynë sikundër tek të gjithë trojet etnike shqiptare.
Ajo që është shqetësuese deri në ulurimë është përmasa marramendëse që ka marrë qytetari në Tiranë kur aleatit më të madh të shqiptarëve SHBA-ve.
Paradoksi është se kjo frymë e mbrapshtë nuk eskziston aspak në popullsinë shqiptare e cila si asnjë komb tjetër në glob është proamerikane.
Pa doreza fare shpreh bindjen time se antiamerikanizmi ka uzurpuar establishmentin më të lartë politik dhe mediatik në Tirane si majtas dhe djathtas.
Situata ka arritur në atë pikë që tashmë nuk ka deklarime e veprime nën rrogoz por hapur fare.
Sal Berisha e Ilir Meta hapur e Edi Rama indirekt janë në një interaktivitet intensiv propagandistik kundër SHBA-ve.
Në 333 ditë me radhë Sali Berisha nga plateja e çatisë ku Edi Rama i kishte instaluar studio me mjetet e fundit dixhitale kundër ç’do logjike juridike si një i arrestuar me burg leshonte lumë akuzash kundër SHBA-ve nga kryediplomatët në Tiranë deri te Sekretari i Depatamentit Amerikan të Shtetit.
Paralelisht Edi Rama i tregonte amerikanëve Ndoc Rrokun.
E ndërkohë Ilir Meta në zyrë presidenciale e më pas si kryetar partie villte vrerë duke trimëruar veten deri sa prononcohej publikisht se do i kapte për veshi amerikanët. Për tu kamufluar sado pak të tre këta mafiozë e hajdutë ordinerë gjetën ti kundërvihen në unison SPAK-ut dhe drejtesisë së re në forma të ndryshme pasi dihet që është krijesa ekskluzive e SHBA-ve dhe aleatëve tanë euroatlantikë.
Disa ekrane të mëdha mediatike non stop janë në sherbim të antiamerikanizmit.
Apostrofoj këtu personazhet mediatikë si Arjan Çani , Çim Peka, Andi Bushati që pushtojnë ekranet duke propaganduar haptas frymën anti amerikane në trojet shqiptare. Unë jam demokrat e njeri publik e mediatik dhe mirkuptoj lirinë e shtypit e fjalës por si shqiptar nuk mund të suportoj këtë fushatë bastarde anti amerikane e cila sot më shumë se kurrë i jep goditje siç dhe po ndodh çeshtjes së shenjtë kombëtare.
Nuk dua të hyj në thellesitë e historisë që
nga Presidenti Willson e deri tek Klinton e Bush e liria e Kosovës sepse nuk ka shqiptar që nuk i din por dua të apeloj që të ndalohet kjo fushatë e poshtër me prapaskenë të qartë.
Ndoshta po vjen koha që shiptarët në mazhorancë absolute të mblidhen bashkë e të përzënë këtë kastë të ndyrë që pasi vodhën pa meshirë duan të përvëlojnë dhe të ardhmen e kombit.
Assadi iku….edhe assadët antiamerikan në Tiranë, Prishtinë e Shkup ka ardhur koha të dëbohen.
Antiamerikanizmi në trojet tona e thënë shqip është antishqiptarizëm!