Azgan Haklaj: Çfarë kënaqësie kur ëndrra bëhet realitet

Plot 21 vite më parë në cilësinë e deputetit të Malësisë së Gjakovës, Tropojës në Kuvendin e Shqipërise ndërmora një inkursion jo vetëm mediatik por të materializuar konkretisht në Tiranë e Prishtinë për sensibilizimin e pse jo kurorëzimin e një segmenti infrastrukturor që asokohe e pagëzuam me specialistët “Korridori Adriatik-Alpe”.
Sot shoh që ky projekt është në post-fazën e fizibilitetit dhe gati për tu investuar e filluar.
Ky lajm nuk është thjeshtë një ndjesi e bukur e veçuar dhe lokale pasi ky korridor është me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike kombëtare.
Gjej rastin sot të shpreh mirënjohjen dhe komemoracionin e thellë për ish-Presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova i cili u investua totalisht ne këtë iniciativë, për Ramush Haradinajn ish kryeministër në atë kohë, deputetët Halil Ahmetaj dhe të ndjerin Tom Hajdari që siguruan 78 nënshkrime përkatese të deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Për hir të transparencës pasi ruaj dhe manyskritet origjinale kjo iniciativë e imja dhe një grupi specialistësh e përsonalitetesh u përkrah nga shumica e deputetëve të të dy krahëve në Kuvendin e Shqipërisë, 73 nënshkrime.
E vërteta është se ka edhe malësorë që nuk nënshkruan.
Gjithsesi kujtesa flet…për mua ishte një ëndërr njerëzore e nacionale që shpresoj të kthehet në realitet.
Kushdo nga ne të gjallët që vëndos një gur në themelet e vendlindjes sikundër ata që prishin këto themele shkruhen në librin e kujtesës.
Nëse dikush me forcen segmentale që i jep pushteti përkohësisht mundohet ta anashkalojë apo fshijë kujtesën ndeshet me historinë.
Me historinë askush nuk del i fituar.
Këtë radhë i hodha si kënaqësi të sinqertë për këtë ngjarje për të cilën jo vetëm jam investuar por dhe kam marrë kosto politike.
Pas zvarritjes për më shumë se dy dekada shpresoj e besoj të behet realitet.

481457437 4959950114231094 3472711542611624403 n

Artikulli paraprakEndri Hasa: Pse keni frikë nga gara dhe listat e hapura?
Artikulli tjetërLista e mbyllur