Azgan Haklaj: Rama dhe Berisha, projekt për të mbajtur peng opozitën dhe demokracinë

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Tiranë, Azgan Haklaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike, duke përdorur një krahasim domethënës: “Lakrorit po i hiqen petët një nga një!”

Në një koment të drejtpërdrejtë, Haklaj shkruan:
“Fillerojtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë ‘shpëtimtari’ i Sali Berishës! Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha. Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore. Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.”

Duke e cilësuar këtë një ngjarje të rëndë, Haklaj thekson se kjo provon konspiracionin dhe kryqëzatën e organizuar nga Charles McGonigal kundër opozitës dhe liderit të saj të ligjshëm, Lulzim Basha. Sipas tij, ngjarjet e fundit tregojnë qartë se kush fshihej pas lobingut rus.

Në mesazhin e tij, Azgan Haklaj paralajmëron se projekti dhe ujdia e binomit Rama-Berisha kanë për qëllim të mbajnë peng opozitën dhe të dëmtojnë demokracinë në Shqipëri.

“Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë”, thekson Haklaj, duke u bërë thirrje qytetarëve që më 11 maj të mbështesin Koalicionin Euroatlantik me numrin 4 në fletën e votimit.

 

Postimi i plotë i Haklajt:

Lakrorit po i hiqen petët një nga një!

Filleroijtesi Nuredin Seci u sakrifikua për t’u bërë “shpetimtari” i Sali Berishës!

Ai ndryshon nga Fillerojtesi Deda i filmit Rrugë të Bardha.

Deda e dha jetën për të shpëtuar jetë njerëzore.

Nurja u sakrifikua për udhën e zezë të nongratës Sali Berisha.

Kjo ngjarje e rëndë verteton konspiracionin dhe kryqëzatën e Çarls Mcgonigal-it kundër opozitës dhe liderit të saj Lulzim Basha dhe deshmoi se kush fshihet pas lobingut rus.

Projekti dhe ujdia e binomit Rama & Berisha ka qëllim për ta mbajtur peng opozitën dhe demokracinë.

Lakrorit i’u hoqën petët një nga një.

Shqiptarët tani e kanë të qartë për kë duhet të votojnë.

Koalicionin Euroatlantik me nr 4.

 

R

Artikulli paraprakNeli Demi: Shpresa rilind nga njerëzit e thjeshtë
Artikulli tjetërGerard Komini: Pensionistët meritojnë më shumë respekt dhe dinjitet