Janë gati 322 të moshuar të cilët janë akomoduar nëpër azile në vendin tonë, disa se fëmijët u kanë emigruar, të tjerë e kanë zgjedhjen e tyre, por në azilet tona publike nuk ofrohet kujdesi i duhur shëndetësor.
Edhe pse mosha e pranimit në azil është ajo mbi 65 dhe ku shfaqen disa sëmundje kronike në azile sidomos ato nëper rrethe nuk kanë një mjek specialist, por shërbimi shëndetësor ofrohet ose nga infermierë ose një mjek i përgjithshëm që shkon vetëm për disa orë.
Këto janë gjetje të Kontrollt të Lartë të shtetit gjatë një auditi të vitit 2023 ku i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë të marrë masa për të zgjidhur këtë çështje.
Përveç sëmundjeve kronike, kur 45% e të moshuarve kanë probleme të shëndetit mendor, por në qendrat ku janë akomoduar këta të moshuar nuk ka një mjek psikiatër që të ofrojë kujdes shëndetësor për ta. Për më teper ata bashkëjetojnë me ata të moshuar të cilët nuk kanë shfaqur probleme të shëndetit mendor.
Ndaj KLSH, rekomandon të merren masa për të ngritur një qendër të posaçme. Në raportime KLSH thekson gjithashtu se të moshuarit e akomoduar në këto qendra rezidenciale nuk kanë ka një mjek stomatolog që të ndjekë ecurinë e dhëmbëve të tyre.
Në një studim të kryer rishtazi nga OBSH ekspertët vlerësojnë se situata e shëndetit oral në Shqipëri është në nivel alarmant. Një në tre persona mbi 60 vjeç në vendin tonë humbin dhëmbët si pasojë e mungesës së higjienës orale dhe kostos financiare që kushton mirëmbajtja e tyre.
Moshimi apo plakja është një proces biologjik, i cili shoqërohet edhe me disa ndryshime biologjike, silja e rezistencës dhe e aftësisë së dëgjimit.
Një në katër persona të moshës 65-70 vjeç preket nga ulja e dëgjimit dhe e shikimit. Rreth 70% e të moshuarve mbi 60 vjeç kanë shikim të ulur, osteoporoza që shpesh është pa shenja derisa ndodh një frakturë, keq ushqyerja dhe humbja në peshë, etj.
Sipas raportit të KLSH-së, mungesa e angazhimit te mjekëve specialist në Institucionet Rezidenciale, per kryerjen e ekzaminimeve periodike, mund të sjellë mungesë të identifikimit të problemeve dhe defiçiteve funksionale që çojnë në uljen e cilësisë së jetës për personat e moshuar.