Babai i Dakut: Nëse Mirlindi nuk merrte të kuq, do të bënte tripletë

Fehmi Daku, babai i sulmuesit Mirlind Daku, ka komentuar sjelljen e djalit të tij pas përjashtimit me karton të kuq në ndeshjen ndaj Spartakut.

Sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 7-të dhe të 28-të, ndërsa në të 75-tën mori kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga fusha. Vendimi i arbitrit zemëroi futbollistin 27-vjeçar dhe bashkëlojtarët e tij u detyruan ta largonin me forcë nga fusha. Teksa hynte në zonën nën tribuna, Daku rrëzoi një kamerë që qëndronte aty pranë në fushë.

“Nuk jam aspak i mërzitur nga sjellja e djalit tim. Ai e konsideroi përjashtimin të padrejtë dhe futbolli ka të bëjë gjithmonë me emocione. Po të mos ishte kartoni i kuq, Mirlind mund të kishte shënuar edhe një tripletë! Dy gola ndaj Spartakut dhe një fitore është një përgjigje e mirë ndaj tyre, gjithçka ishte brenda kufijve të sportit. Sa i përket kartonit të kuq, të gjithë lojtarët duhet të mësojnë nga gabimet e tyre. Djali u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes”,
tha babai i sulmuesit për “Sport24”.

Artikulli paraprakUji i ngrohtë me limon përpara gjumit! Rastet shëndetësore kur nuk duhet pirë
Artikulli tjetërSHBA rrit presionin ndaj Rusisë për armëpushimin 30-ditor në Ukrainë! Shtëpia e Bardhë e konfirmon: I dërguari special i Trump do të shkojë në Moskë!