Në bisedën me Bashën, Agron Hoxha, i cili vuajti për 13 vite në burgun e Spaçit ka rrefyer takimet me nënën dhe babain e tij në burg. Ai tha se kur babai i tij ka ndërruar jetë, ai ka qenë në burg dhe nuk ka mundur t’i jap lamtumirën e fundit.
Një moment tjetër zhgënjyes në jetën e tij, Hoxha e ka nga qeverisja pas rënies së regjimit. Dhe këtë e ka ndjerrë në momentin kur pas rrënies së diktaturës, në rrugët e Tiranës është shkëmbyer me ish policing i cili e kishte future disa herë në birucë. Kjo sipas tij ishte faji i shtetit të pas viteve 90 që nuk mori asnjë masë ndaj këtyre personave.
Më poshtë pjesë nga rrëfimi i Agron Hoxhës:
Vitet e para vinin më shikonin edhe babai edhe nëna. Pastaj u plak im at dhe biles rradhën e fundit më tha që unë nuk do vij më tha dhe uroj të lirohesh shpejt e të më gjesh gjallë. Kur dola nuk e gjeta gjallë, e gjeta të vdekur. Nënën e gjeta të gjallë. Më thoshte im vëlla kur u lirova që babai para se të vdiste ishte shumë sëmuë dhe i thoshte vëllait tim u thuaj atyre të partisë të ma sjellin sa ta shoh dhe ta marrin prap.
Unë mbaj mend një ish polic të kampit që quhet Pjetër Koka, ai ka qenë më i keqi. Ai s’të falte, të tjerët edhe falnin, ai ishte më i keqi. Kishte një të mirë që nuk të prekte me dorë asnjëherë, por më mir të të fuste një shpullë sesa të rije 30 ditë në birucë. Kur e kam takuar në demokraci nuk i kam folur, çrarë t’i flisja një krimineli, halabaku. Jemi ndëshur në Astir dhe atëherë punoja tek instituti i të përndjekurve dhe po shkoja në këmbë kur u hasëm ballë për ballë. Por një njeri që e shikon 13 vite çdo ditë, fytyrën e tij unë më mirë mbaja mend Pjetër Kokën sesa mbaja mend babain tim. 2013 apo 2014 ka qenë, e pash kështu dhe ika. Ai si duket i ndaloi këmba mendoi se edhe mund t’i flisja, ika dhe nuk i fola.
Do thuash ti pse nuk u irritove, pasi sa herë të ka future në birucë ky njeri ti fare nuk ke gjak? Këtë në fakt duhej ta bënin ata që morën pushtetin, jo unë. Se unë po ta vrisja atë do vija prap në burg. Ajo i takonte atyre njerëzve, ashtu siç e kishin bërë vendet e tjera, se këta s’ishin të vetëm. Përshembull Çekia, këta persona i përjashtoi nga të gjitha funksionet shtetërore që të gjithë. Domethënë mori masë shteti, jo personi.