“Babalja”, Vasili: Prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi, por i bindet ekspertit Rama

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj prokurorisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ekspertizën e audio-përgjimit për çështjen ‘Babalja’ ku implikohet në pazare droge Agron Xhafaj, vëllai i Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Në një dalje për mediat në selinë e LSI-së, Vasili tha se, prokuroria ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi.
“Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private!
Prokuroria thotë se, kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerrë një akt të paligjshëm”, tha Vasili.
Vasili akuzoi Prokurorinë se është vënë në shërbim të plotë të Edi Ramës.
Ai rikujtoi skandalin e vitit të kaluar kur Rama u bëri thirrje policëve që të lënë kapelet dhe të mbledhin vota për Partinë Socialiste. Edhe në këtë rast, tha Vasili, prokuroria i mbylli hetimet me justifikimin se Rama ka kërkuar falje në Facebook”.

Xhafaj agroni

Exit mobile version