Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, i është rikthyer detyrës në Kuvend, pak javë pas shpërthimit në një magazinë në pronësi të tij, në qytetin e Lushnjes, ku humbën jetën babë e bir.
Vetë Çela mbeti i plagosur gjatë shpërthimit, për të cilin as sot dhe kësaj dite nuk ka asnjë person të vënë përpara drejtësisë.
Çela ka qenë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së, e cila u drejtua nga Bledi Çuçi, që kërkoi një angazhim më të madh të deputetëve socialist në Kuvend. Hetimet për shpërthimin në Lushnje, i kanë kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme.