Babëzia/ Drejtori i Veliajt shfrytëzon postin për biznesin e tij të makinave me qera

Zotëron një biznes makinash me qera dhe njëkohësisht është edhe drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Bëhet fjalë për Blendi Gonxhen, emër i njohur për publikun pasi më herët ka qenë nënkryetar i baskisë së Tiranës dhe më pas, pasi në krye të bashkisë erdhi Erion Veliaj u bë drejtor i Parqeve dhe rekreacioneve.

Ai mban postin aktual që prej vitit të shkuar, por biznesin privat e vazhdon rregullisht, siç edhe e tregojnë fotot e mëposhtme.

Denoncimi është bërë në profilin e ish kryeministrit Sali Berisha nga një qytetar.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Ne narkoshtet konflikti i interesit eshte merite, madje e shquar!

Drejtori i transportit Hajdut Gonxhe ka vete kompani te fuqishme transporti!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentet e nepunsit dixhital! sb

Mirdita Doktor. Kam 1 denoncim, qe besoj se eshte shkelje flagrante mbi konfliktin e interesit ne administrate. Behet fjale per Blendi Gonxhja, aktualisht drejtor i DPSHTRR. Ai zoteron biznes privat, makina me qira me floten me te madhe mbase dhe eshte ne nje post ekzekutiv kaq te rendesishem qe ka lidhje te drejperdrejte me biznesin privat qe ushtron!!! Fotot bashkangjitur. Shendet! Hidhe pas 30 min

3 21

 

Exit mobile version