“Babin nuk e lejuan t’i hidhte një grusht dhe mbi varr”- Djali i Hashim Thaçit tregon bisedën e fundit të ish-presidentit me të atin: Gjyshi e priste çdo minutë t’i hapte derën e spitalit

Djali i Hashim Thaçit, Endrit Thaçi, gjatë homazheve për gjyshin e tij Haxhi, ka treguar se nuk u dorëzua asnjëherë përballë sëmundjeve, sepse “shpresa për ta takuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë, ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve”.

 

Ai gjithashtu ka treguar bisedën e fundit që pati ish-presidenti i Kosovës me të atin në spital, para se të ndërronte jetë.

“Në muajt e fundit, çdo orë, çdo minutë priste që t’ia hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë.

Tri orë bashkëbisedim atë ditë, iu bënë tri orët më të rëndësishme të jetës së tij. Një bisedë babë e bir.

Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin, dhe vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali.

Gjyshi, i mbijetoi të gjithë vuajtjeve dhe dhimbje që kaluam si popull, por këto 4 viteve nuk u mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjeve nga padrejtësia, një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet”.

Endrit Thaçi: Të nderuar miq, familjarë dhe miq dhe gjithë ju të pranishëm. Faleminderit nga zemra për ngushëllimet. Në emër të familjes, në emër të babit, ju falënderoj për mbështetjen. U jemi mirënjohës të gjithëve

Gjyshi asnjëherë nuk është dorëzuar përballë sëmundjeve. Shpresa për ta takuar babin dhe bashkëluftëtarët e tij në Hagë, ishte më e madhe sesa dhimbja e sëmundjeve.

Besimi në pafajësinë e tyre ishte më e hekurt sesa aktakuza e padrejtë.

Në muajt e fundit, çdo orë, çdo minutë priste që t’ia hapte derën e spitalit. Nuk u dorëzua dhe u rikthye në jetë.

Tri orë bashkëbisedim atë ditë, iu bënë tri orët më të rëndësishme të jetës së tij. Një bisedë babë e bir.

Që të dy e kërkonin lirinë, çlirimin, dhe vdekjen e shpejtë të gjyshit e pashë në fytyrën e babit kur doli nga spitali.

Gjyshi, i mbijetoi të gjithë vuajtjeve dhe dhimbje që kaluam si popull, por këto 4 viteve nuk u mbijetoi vuajtjeve dhe dhimbjeve nga padrejtësia, një sëmundje e pashërueshme për njerëz të fortë, krenarë dhe me dinjitet. Dhe siç thoshte shpesh gjyshi, një vdekje pa u korit.

Gjysh, as sot nuk jemi korit. Fatkeqësisht babin nuk e lejuan të japë lamtumirën e fundit bashkë me ne sot, nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht të dheut të Drenicës mbi varr, por në vend të babit sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina.

I madh dhe i përjetëshëm do të jetë kujtimi yt gjysh!

Artikulli paraprakAkuzohet për sjellje antikushtetuese! Bosnja lëshon urdhër-arrest ndërkombëtar për Milorad Dodik
Artikulli tjetërDhjetëra deputetë të PE bëjnë thirrje për sanksione ndaj Dodikut