Bajern mbyll merkaton

Mats Hummels dhe Renato Sanches do të jenë afrimet e vetme të Bayern-it në merkaton e kësaj vere. Edhe pse në media janë përmendur shumë emra si përforcime të mundshme të klubit bavarez, trajneri i Bayernit, italiani Carlo Ançeloti në një intervistë ka hedhur poshtë këto zëra duke e deklaruar të mbyllur merkaton. Ish-trajneri i Realit të Madridit, i cili e nisi me një fitore 4-3 ndaj modestëve të Lippstadit aventurën e tij në krye të kampionëve të Gjermanisë është shumë i kënaqur me skuadrën që ka në dispozicion. “Kemi nga dy futbollistë për çdo rol dhe nuk kemi nevojë për përforcime të tjera në këtë merkato”, deklaroi Carlo Ançeloti.
Më pas trajneri italian u ndal të fliste edhe për paraardhësin e tij në stolin e Bayern-it, spanjollin Pep Guardiola. “Kam një raport të mirë me të dhe i uroj shumë fat, më ka lënë në dispozicion një skuadër shumë të fortë dhe shpresoj që lojtarët të mos i kenë harruar ato që u ka mësuar Pep, edhe pse unë kam në mendje idetë e mia, shtoi më tej Ançeloti. 57-vjeçari në fund të intervistës së tij mohoi zërat për kalimin e Mario Gotzes te Borussia e Dortmundit. “Ai është një futbollist i Bayernit dhe do të trajtohet si i tillë, nuk kam lajme të reja për t’u dhënë sa i përket të ardhmes së tij, por të jeni të sigurtë se Gotze do të japë maksimumin për këtë fanellë” theksoi në përfundim Carlo Ançelotti.
Sebastian Rode, Medhi Benatia, Jan Kirshof dhe Pierr-Emil Hojbjerg janë katër aktorët e parë që kanë lënë skenën e Bajernit të Mynihut, në pritje që brenda 48 orëve të konfirmohet edhe largimi i Mario Gëtces. Duke qenë se Bajerni ka afruar vetëm Mats Humelsin dhe Renato Sançesin këtë verë dhe me mungesat afatgjatë të Zherom Boatengut, Duglas Kostës dhe Arjen Robenit, Karlo Ançeloti nuk mund ta quajë kurrsesi të mbyllur merkaton e verës për një skuadër që synon tripletën.
Pas një takimi mes Karlo Ançelotit dhe Karl-Hainc Rumeniges javën e shkuar, trajneri e pranoi: “Në këto momente, nuk kemi folur për lojtarë të rinj. Aktualisht, unë po punoj me kontingjentin që kam. Do të shohim në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë”. Një deklaratë të tillë e mbështeti edhe vetë Rumenige, i cili e la të hapur përforcimin e skuadrës.
Por cilat janë rolet ku do tentojë të përforcohet skuadra dhe emrat e kandidatëve të mundshëm që mund të vijnë këtë verë në Mynih. Le ta nisim me Loran Koshielnin, qendërmbrojtësin e Arsenalit, i cili është i fundit ndër emrat e përfolur për të zëvendësuar Benatianë e rikthyer në Serinë A. 30-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij në “Emirates” dhe vlera e kartonit të francezit llogaritet te 22 milionë eurot. Alternativë e lakuar prej kohësh është ajo e Kalidu Kulibalit të Napolit. Por presidenti Aurelio De Laurentis nuk e lë të lirë senegalezin 25-vjeçar për më pak se 45 milionë euro.

Artikulli paraprakLenjani jashtë planeve të Rennes
Artikulli tjetërMilan, Montella kërkon përforcime