Bayern Munchen do të bëjë një goditje në sulm në merkaton e verës, për të patur në skuadër një alternativë të vlefshme për Robert Lewandowskin. Dëmtimi i polakut vuri jo pak në vështirësi bavarezët ndaj për të shmangur situata të tilla drejtuesit po mendon për Mario Gomez. Bomberi gjerman e njeh mirë ekipin bavarez, ku ka luajtur 4 sezone nga viti 2009 deri në 2013-ët. 31-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me Wolfsburgun dhe nuk do të refuzonte një rikthim te Bayerni ku mund të fitojë sërish trofe të rëndësishëm.