Bajerni shënjestron Bernardo Silva

Bayern Munich hedh sytë nga Ligue 1 për përforcimin e radhës në merkato. Kampionët e Gjermanisë kanë shfaqur interes për yllin e Monacos, Bernardo Silva, i cili më parë është kërkuar edhe nga Manchester United, Chelsea, Real Madrid dhe Barcelona. Mesfushori 22-vjeçar po shkëlqen këtë sezon te Klubi i Principatës dhe për këtë, ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve bavarezë. Megjithatë, Monaco nuk e shet lirë Silva-n, pasi kërkon 80 mln euro, me lojtarin që ka kontratë deri në vitin 2020.

Exit mobile version