Bale kërkon falje

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se Bale ka kërkuar falje pas ndëshkimit me karton të kuq mbrëmë kundër Las Palmas. Bale u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda pak minutave në pjesën e dytë të ndeshjes Real Madrid-Las Palmas në kuadër të La Ligës.
Me një lojtar më pak, Real Madrid po humbiste 3-1, por ia doli që ta nxjerrë një barazim në fund të ndeshjes. I pyetur pas ndeshjes për kartonin e kuq të Bale, Zidane ka thënë: “Ai ka kërkuar falje. Nuk është i lumtur me gjestin. Por, ndodh, është pjesë e lojës dhe nuk mund ta ndryshojmë”.

Artikulli paraprakBarça, 80 milionë për Verratin
Artikulli tjetërCity në çerekfinalet e FA Cup