Bale mungon në stërvitjet e Realit, drejt largimit në Janar

Uellsiani Gareth Bale, bashkë me James, kanë munguar në seancën stërvitore të Real Madridit që u mbajt sot, para përballjes së tyre me Leganes, të mërkurën.

Gareth Bale nuk ishte pjesë e skuadrës së Real Madridit që u përgatit sot për ndeshjen e nesërme kundër Leganes.

Uellsiani, me lejen e klubit dhe trajnerit Zinedine Zidane, udhëtoi në Londër të hënë për arsye personale. Ai raportohet se u takua me menaxherin e tij, pasi që e ardhmja e tij në Real Madridit mbetet e dyshimtë.

Sipas mediumit spanjoll, AS, Bale e kaloi nantën në Londër dhe pritej të kthehej në Madrid të martën në mëngjes, me synimin për t’iu bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Real Madridit në orën 11:00.

Ndërsa, Jams Rodriguez mungoi në seancën e sotshme për shkak se i lindi një fëmijë.

Artikulli paraprakRama e ka lidhur fatin e tij politik me kr*imin, prandaj nuk zbaton Kushtetutën për të shkarkuar Kajmakun
Artikulli tjetërJuve do treshen ofensive Eriksen-Son-Salah