Balerinës që u nxorr e pajetë nën rrënojat në Durrës, një javë më parë iu shemb banesa te “Astiri”

Mes viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë është edhe Evi Kardashi, e cila ishte balerinë në hotelin ‘Mira Mare’ që u shemb totalisht nga lëkundjes sizmike të mëngjesit.

Ajo mbeti brenda hotelit dhe u gjet pas disa orëve kërkime e vdekur nën rrënoja. Evi, ishte nga Tirana dhe banonte në zonën e “Astirit” në kryeqytet, ndërsa siç thanë dëshmitarët, asaj i ishte shembur banesa nga projekti i “Unazës së Re”.

“Pronari i restorantit ‘Mira Mare’ është hedhur nga penxherja, u ka thënë punëtorëve dilni se po këputet pallati dhe thonë se kanë zënë banakierin mbi 40-vjeç, më duket se është nga Korça edhe dy balerina, njëra u nxor e vdekur.

Vajza që u nxor e vdekur thonë se ishte kameriere, banonte te Astiri në Tiranë i prishën shtëpinë. Një banakier nga Fieri shpëtoi. Ky djali që shpëtoi ka qenë te dhoma 101. Hoteli rrinte hapur 24 orë“, tha anjë dëshmitar.

2 43

Exit mobile version