“Doli nga shtëpia e vet dhe nën hundën e policië shkoi në pikëtakimin që kishte lënë me Ardi Veliun”

Një nga avokatët e Klement Balilit, Baftjar Rusi megjithëse diskret ka dhënë disa detaje të reja nga dorëzimi i klientit të tij në polici pas rreth 3 vitesh i shpallur në kërkim.
Ai nuk i dha meritat policisë por tha se sot u vetëdorëzua. I pyetur se ku fshihej gjatë gjithë kësaj kohe, Rusi deklaroi se ai doli sot nga shtëpia e vet. Për arsyet pse zgjodhi pikërisht këtë moment ai tha sepse mbaroi afati i hetimit dhe dosja shkon në gjykatë.
“Para 1 viti kemi qenë tek ky TV, vëllai i Klement Balilit, Bashkimi dhe kam qenë dhe unë. Kemi deklaruar që në një moment të caktuar ai do vetëdorëzohet. Ishte momenti sepse mbaroi afati i hetimit. Ç’rëndësi ka ku ishte. Ai doli nga shtëpia e vet sot”, tha avokati Rusi.
Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tregoi se Balili ka lëvizur sot nën hundën e policisë.
“Ai doli nga shtëpia e vet, i përshëndeti të gjithë dhe nën hundën e policië shkoi në pikëtakimin që kishte lënë me drejtorin e policisë”, tha ajo.
Për analistin Shpëtim Nazarko ky vetëdorëzim i papritur i Balilit nuk përbën çudi. “Nuk shoh ndonjë çudi të madhe. Vetëdorëzimi dhe arrestimi janë të njëjta”, tha ai.

Artikulli paraprakSi u dorëzuai Balili në fshatin mes Delvinës dhe Finiqit, takimi miqësor me policët që nuk e prangosën
Artikulli tjetërDështon “Brexit”, May rrezikon të rrëzohet nga posti i kryeministres britanike