Balili shëmbëlltyra e Edi Ramës, i ndante paratë me Rilindjen!

Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka tha se Klement Balili, ose fenomeni Balili është një fenomen i qeverisë së sotme. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Noka tha se është shëmbëlltyra e Edi Ramës dhe e qeverisë së tij.
“Janë të gjitha krijesa të rilindjes dhe të kësaj qeverie. Klement Balili ka ushtruar aktivitetin e tij të trafikut së bashku me strukturat e shtetit shqiptar të Rilindjes. Vila e famshme e Borshit ishte qendra ku niste trafiku u drogës dhe shkëmbeheshin paratë. Paratë vitin në Tiranë. Ishte Jaeld Çela që merrte pjesën e qeverisë. Një trafikant i cili pasi garantoi paprekshmërinë e Santa Quaranta-s dhe pasurive të tjera erdhi dhe u vetë dorëzua. Nuk ka gjë më groteske dhe qesharake kur të gjithë e dinin se ishte vetëdorëzuar, kryeministri fliste për operacion”, deklaroi Noka.
Ai tha më tej se Klement Balili duke e parë në dy këndvështrime. “Në njërën anë duhet trajtuar si një nejri që ka peng politikanët e rilindjes duke nisur nga kryeministri tek ministrat dhe drejtuesit e policisë dhe në anën tjetër se shteti është i mbaruar se ai ka qenë 2 vite në Shqipëri dhe shteti nuk ka pasur asnjë informacion”, u shpreh ish-ministri i Brendshëm.
Noka tha se është qesharake që ka negociuar drejtori i policisë. “Pavarësisht se mund të jenë nga njëra anë, apo njihen, kjo nuk ndodh. Në Policinë e Shtetit vetëm RENEA ka negociatorë. E patë si u dorëzua?! Është groteske, ky është shtet horrash. Kemi parë qytetarë që në pamundësi për të paguar energjinë kanë vdekur qelive si të ishin banditët më të mëdhenj. Dhe shohim Balilin që shoqërohet si për dasmë nga familjarët e tij dhe pritet si të ishte shpëtimtar nga drejtori i policisë, shoqërohet nga drejtori i policisë”, tha Noka.
Për të, praktikisht kjo qeveri është e rënë dhe mbahet thjesht si karakatinë sepse ka 74 numra.
“Opozita ka vetëm një rrugëzgjidhje, përballjen. Kjo qeveri është produkt i krimit dhe i drogës, nuk është produkt qytetarësh. Kjo qeveri nuk ka qeverisur asnjë ditë, ka vetëm një aspekt që funksionon, aspekti i vjedhjes. Shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje, të bashkohen për ta rrëzuar. Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Nuk ka më ndalim në rrugën tonë deri sa të rrëzohet kjo ngrehinë kriminale që për fat të keq është qeveria e Shqipërisë”, deklaroi deputeti i PD.

Artikulli paraprakBalili i qeshur në Gjykatë, nis seanca…
Artikulli tjetër“Barcelona është pro shkëmbimit Neymar-Coutinho”