“Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo lidhje që ai dhe Rama ka me krimin dhe drogën”…

Kryetarja e LRI, Floida Kërpaçi, gjatë protestës para Parlamentit, iu përgjigj akuzave që Taulant Balla bëri ndaj LSI-së nga foltorja e Kuvendit. LSI “ka damkën më të turpshme të blerjes së votës”, tha Balla.

Ndërsa Kërpaçi, në përgjigje të akuzave u shpreh se: “Z.Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe z.Rama ka me krimin dhe drogën. Dhe për këtë do të jenë të rinjtë e vendit dhe shqiptarët që do ti’a japin ndëshkimin atij dhe kësaj qeverie deri në fund”.

Deklarata e Kërpaçit

“Jemi sot në këtë protestë simbolike bashkë me të rinjtë dhe të rejat, të cilët kanë zgjedhur sot të protestojnë duke refuzuar këtë qeveri, duke refuzuar Edi Ramën, duke refuzuar largimin masiv të të rinjve dhe të rejave nga vendi. Çdo këpucë sot përfaqëson një të ri, një të re, një familjar tonin, të cilët janë larguar. Pse janë larguar të rinjtë sot? Janë larguar sepse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë instaluar një model, modelin e antivlerave, modelin që duhet të jesh i lidhur me krimin dhe me drogën. Modelin ku duhet të jesh spaçator. Modelin ku i riu i cili është me vlera dhe punon dhe do të zhvillohet, të krijojë jetën e tij në Shqipëri, nuk ka mundësi. Sepse sot nuk ka mundësi për të rinjtë për të pasur nj punësim të sigurt. Sepse sot të rinjtë nuk aftësohen në tregun e punës. Sepse sot 80% e të rinjtë e të rinjve nuk punon në profilin e tyre sepse sot të rinjtë mbi të gjitha nuk kanë shpresë nga kjo qeveri për të qëndruar dhe për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri. Prandaj jemi këtu sot në këtë protestë. Dhe protestat tona do të vazhdojnë sepse ne nuk mund të lejojmë më që të rinjtë të largohen”.

Keni përgjigje për Taulant Ballën i cili thotë se LSI është simbol i blerjes së votave?

“Z.Balla do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë dhe për çdo lidhje që ai, qeveria e tij dhe z.Rama ka me krimin dhe drogën. Dhe për këtë do të jenë të rinjtë e vendit dhe shqiptarët që do ti’a japin ndëshkimin atij dhe kësaj qeverie deri në fund”.

Exit mobile version