Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka sulmuar nga foltorja e Kuvendit opozitën dhe i ka quajtur qytetarët protestues “huligan”.
Ndër të tjera gjatë fjalës së tij, Balla ka kërkuar që të ashpërsohen ligjet penale.
“Do të vlerësoja fillimisht mirë-administrimin e situatave nga ministria në hyrje të kuvendit, ku një grup politikanësh të korruptuar në bashkëpunim me elementë kriminale sulmojnë punonjësit e policisë së shtetit dhe mendojnë se jemi në momentin e duhur për të ashpërsuar ligjet penale për ata që godasin policinë e shtetit.
Të merren masa ndëshkuese për këdo që ngre dorën ndaj policisë së shtetit, apo funksionari gjatë detyrës. Basha është një huligan që godet policinë e shtetit”, u shpreh Taulant Balla.
Ndërkohë fjala e Ballës së PS ka sjellë edhe acarimin e turmës e cila tentoi vazhdimisht të çajë kordonin e policisë pas sulmit të Ballës.