Taulant Balla mbeti i zhgënjyer pasi Rama e zhveshi nga postet e rëndësishme në PS, por zhgënjimi i tij ka rënë në sy të gjithë opinionit publik.
E sikur të mos mjaftonin këto, rrjeti ka shpërthyer me meme kundër Taulant Ballës në një kohë kur Gjiknuri që i zuri vendin ka ka dorëzuar në Presidencë shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër.
Para dy ditësh, Rama prezantoi qeverinë e re me të cilën do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme. Presidenti Ilir Meta konform Kushtetutës vendosi që Kuvendin i ri të mblidhet më 10 shtator.
Bie në sy se tani shkresat e PS po firmosen nga Damian Gjiknuri, i cili ka spostuar nga posti Taulant Ballën. Ky i fundit ka dalë duarthatë nga ndryshimet në PS dhe qeveri. Ky fakt ka shkaktuar ironi dhe meme në median sociale.