“Ballisti” i shpëton ekstradimit në Beograd

Ismail Morina, i ashtuquajturi “Ballisti” i dronit të Beogradit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014, duket se ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga ekstradimi në Beograd, ku akuzohet për nxitje urrejtje mes popujve.
Top Channel ka mësuar se Ismail Morina është transferuar ditën e djeshme drejt një burgu në Itali, ku do të vazhdojë gjykimin për të fituar lirinë.
Edhe pse jo zyrtarisht, kjo me sa duket është zgjidhja që avokati i tij kroat ka mundur të gjejë, duke hedhur poshtë kërkesën për azil në Kroaci, që ishte opsioni i parë për të shpëtuar nga ekstradimi në Serbi.
Italia është vendi ku Ismail Morina është rezident prej shumë vitesh, së bashku me familjen e tij, në mënyrë të ligjshme, duke qenë se edhe bashkëshortja e tij është italiane.
Ai qëndroi në brugun e Zagrebit prej datës 10 qershor të vitit 2017, kur policia kroate në fillim zbatoi një kërkesë të shtetit serb, i cili kishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar për ndalimin e “Ballist” Morinës, por pas disa seancash gjyqësore drejtësia kroate rezistoi, duke mos plotësuar kërkesën e drejtësisë serbe për gjykimin e Ismail Morinës në Beograd.
Me trasferimin e tij në Itali, duket se edhe lirimi përfundimtar për të është shumë pranë.

Exit mobile version