Balliu-Ramës: Ti mor injorant nuk kupton një gjë…

Banorët e Unazës së Re protestuan sërish mbrëmjen e sotme kundër projektit korruptiv që prek banesat e tyre.

Edhe sot banorëve iu bashkua edhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu. Gjatë fjalës së tij, Balliu u shpreh se sot të gjithë janë ngritur kundër një njeriu dhe filozofisë së tij, kundër kryeministrit Edi Rama.

“Janë bashkuar të gjithë shqiptarët, pavarësisht shtresave të tyre. Të gjithë janë bashkuar vetëm kundër një njeriu, jo kundër një partie. Kundër një filozofie, filozofi e diktaturës, filozofi e mafies, që është edhe filozofia e Ramës”, tha Balliu.

Sa i përket arrestimit dhe mbajtjes në burg të protestuesve, Balliu akuzoi kryeministrin Edi Rama si urdhërues të dënimeve.

“Rama urdhëroi babain e nënkryetarit të FRESSH që ti burgoste ata. Por ti mor injorant nuk kupton një gjë. Këta njerëz që mblidhen sot, që luftojnë sot, janë për të drejtat e tyre dhe jo për interesa partiake. Si përfaqësues i PD-së dua të siguroj familjet e tyre. Arrestimet janë politike dhe si të tilla çdo familje do të dëmshpërblehet”, deklaroi ish-deputeti i PD-së.

Artikulli paraprakBijtë e etërve, rikthyen gjyqet e dënimet politike…
Artikulli tjetërTë rinjtë me dy gishtat lart sfidojnë gjyqin politik, dinjitozë dhe kurajozë