Ballkani Perëndimor, 3 milionë njerëz më pak më 2050. Ja cilat janë vendet që pritet të kenë tkurrjen më të madhe?

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka parashikuar se popullsia e përgjithshme e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor më 2050 do të jetë për tre milionë banorë më e vogël se tani. Serbia pritet të pësojë tkurrjen më të madhe të popullsisë, ndërsa Kosova më të voglën.

Vetëm në 12 vitet e fundit, sipas Censit Shqipëria humbi rreth 400 mijë banorë. Popullsia e vendit tonë ka zbritur aktualisht në 2.4 milionë banorë. Rreth 40 mijë i largohen Shqipërisë çdo vit në emigracion, kryesisht të rinj aktivë për punë. Sipas projeksionit të OKB-së ose pritet të frenohen largimet ose ato do të zëvendësohen me të tjerë, pasi Shqipëria qëndron aktualisht vetëm 200 mijë banorë larg projeksionit të 2050-ës.

Sipas një raporti të kaluar nga OKB, Shqipëria pritet që të jetë ndër vendet me rritjen e popullsisë urbane më të madhe, pas Turqisë, deri në vitin 2050.

Projeksioni i OKB tregonze se popullsia urbane shqiptare do të arrijë 86.5%. Në të dhënat specifike për vendin tonë, vihej re rënie e numrit të popullsisë prej 6.6%.

Projeksionet e OKB-së tregojnë se deri në vitin 2050, popullsia e përgjithshme e rajonit të Europës dhe Azisë Qendrore (ECA) do të rritet me 9.7 milionë njerëz.

Ballkani Perëndimor, 3 milionë njerëz më pak më 2050.

Artikulli paraprakProfesionet e vështira mbeten pa sigurime shtesë
Artikulli tjetërRoli i vitaminës D për rënien në peshë, ushqimet ku mund ta gjeni