Balotazhe në mesfushë, por Inzagi nuk ka alternativa/ Asllani sfidon Ismajlin

Më në fund një lajm i mirë për Interin. Françesko Açerbi është rikthyer të jetë në dispozicion të trajnerit Simone Inzagi dhe do të grumbullohet për sfidën kundër Empolit, e cila do të luhet ditën e diel. Mbrojtësi prej kohësh ka qenë në infermieri, por ditën e djeshme kreu stërvitje të plotë me grupin dhe sigurisht që do të grumbullohet.

Megjithatë dilemat që ka trajneri në lidhje me këtë sfidë janë të shumta, nisur edhe nga fakti që në mesjavë do të luajë kundër Spartës së Pragës. Kjo do të thotë se është i detyruar t’ju besojë disa lojtarëve që ndoshta në kushte të tjera do t’i kishte lënë pushim. Në portë do të jetë si gjithmonë Zomer, ndërkohë që Pavar mund të rikthehet titullar në mbrojtje bashkë me De Vraj dhe Karlos Auguston. Në krahun e djathtë do të konfirmohet Darmian, që ndeshjet e fundit ka qenë në qendër, dhe në të majtë Dimarko. Mesfusha pritet që të formohet sërish nga Asllani, Zielinski dhe Barela.

Gjendja jo e mirë e Mkitarianit dhe mungesa e Fratezit bën që trajneri t’ia besojë sërish treshes që luajti me Bolonjën. Trajneri Inzagi duket se gjatë këtyre ditëve, madje që përpara sfidës me Bolonjën ka pasur një takim me Asllanin, ku i ka kërkuar që të luajë më shpejt, të vertikalizojë dhe të mbulojë linjat e pasimit për kundërshtarit.

dddddf

I ka kërkuar që të mos humbasë kohë në qarkullimin e topit dhe ta shpërndajë lojën në mënyrë të barabartë në të gjithë krahët.

Artikulli paraprakPija perfekte e mëngjesit, uji me këtë frut pastron mëlçinë dhe përmirëson tretjen
Artikulli tjetërIzraeli shtyn armëpushimin me më pak se një orë para hyrjes në fuqi të marrëveshjes? Netanyahu: Hamasi të nxjerrë listën e pengjeve që do të lirohen