Baloteli futet në historinë e klubit

Nuk ka hyrë vetëm në zemrën e tifozëve. Që nga dita e djeshme, Mario Baloteli është edhe në historinë e klubit të Nice. Me dy golat e shënuar kundër Lokomotivës së Moskës, italiani është bërë golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre në vitet 2000. Ashtu si kujton gazeta “Nice Matin”, Baloteli ka kaluar Dario Cvitanich, i cili në dy sezone e gjysmë nga viti 2012 deri në vitin 2015, shënoi 36 gola në 76 ndeshje të luajtura. Baloteli ka shënuar 38 gola në 55 ndeshje, ndërsa në Europa League ai ka shënuar 6 gola në 6 ndeshje. Futbollisti i fundit i Nice që kishte realizuar një dygolësh në Europë ishte Stefan Kohn, në vitin 1997, kundër Kilmarnock.
Balotelli ka pasur një mesatare golash të shkëlqyer edhe në këtë sezon të kampionatit francez me 13 gola gjithsej, një gol çdo 109 minuta. Pra, idhulli i “Populaire Sud” po përjeton sezonin më të mirë dhe po troket për një vend në kombëtaren e Italisë për dy ndeshjet e ardhshme miqësore në drejtimin e Di Biagio. Mëkati i vetëm është që dy golat e së enjtes nuk i vlejtën shumë skuadrës së Nice, e cila u mposht 3-2 nga rusët. Gjithsesi, Balotelli mbetet shumë larg rekordit të Joacquin Valle Benitez, golashënuesi më i mirë i historisë së klubit me 131 gola për Nice nga viti 1937 deri në vitin 1948. Në qershor, italiani do të largohet.

Artikulli paraprakManjani: Pika e dobët e Ramës, zgjidhja është vetëm një…
Artikulli tjetërRonaldo ka shënuar më shumë se 463 ekipe