Balotelli fiton derbin italian në Ligue 1 me një supergol

Mario Balotelli shënoi golin e fitores teksa Nice përmbysi rezultatin për të mposhtur Claudio Ranieri-n dhe Nantes-in e tij në Ligue 1.Yacine Bammou shënoi golin e avantazhit për të besuarit e trajnerit italian Ranieri. Ishte një start fantastik teksa skuadra e tij është në ndjekje të kualifikimit në Champions League. Gjithsesi, Alassane Plea barazoi për vizitorët pak përpara se të përfundonte pjesa e parë, me ish-lojtarin e Inter dhe Milan Balotelli që shënoi golin e fitores për të kompletuar kthesën. 27-vjeçari, magnet polemikash, ka shënuar golin e 13-të në 18 paraqitje të sezonit aktual për Nice. Shifra që tregojnë se ai po kalon një sezon mbresëlënës.

Artikulli paraprakDe Bruyne: Manchester City nuk mund të jetë i vetëkënaqur
Artikulli tjetërDorëzohet Mourinho: Lufta për titull mbaroi