Bamir Topi: Berisha të bëj grevë urie që ta provojë vetë të shkoj drejt vdekjes. Të mbahet mend që bëri një gjest

Bamir Topi ka komentuar Kuvendit Kombëtar të mbajtur më 2 dhjetor nga Sali Berisha, ku ky i fundit është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Rithemelimit me 938 vota pro.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Topi është shprehur se opozita tanimë është kthyer në “qesharake”, por nga ana tjetër sipas tij kjo është një “dramë e madhe për shoqërinë shqiptare”.

Ndër të tjera ai është ndalur dhe në daljen publike të  së bijës së Berishës, Argita Malltezit, për të cilin ish-presidenti Topi tha se ajo është e predispozuar të ecë në hapat e të atit, por do të varet sa do e lejojë ky i fundit.

Sipas tij në një parti të dominuar nga “njëshi” preferencat e para për trashëgiminë janë te pjesëtarët e besuar të familjes.

“Ashtu sikurse unë shikoj dinamikën e lëvizjeve në opozitë, do të vijë një ditë kur opozita do të bëhet qesharake. Jemi në një teatër ku po luhet një komedi. Kjo është komedi për PD-në, por dramë e madhe për shoqërinë. Duke parë që situata rrotullohet rreth një individi të pashpresë, kjo shoqëri po shkon në një situatë të pashpresë.

Grupi i Bardhit ka preferuar të mbajë bashkimin në parlament duke i dhënë prioritet kohezionit parlamentar. Në jetën politike jam rezervuar në komentet rreth familjes, por jemi në politikë, unë shikoj që e bija e Berishës nuk është një personazh që shfaqet rishtaz. Ajo që konsiderohet risi është shfaqja publike.

Zonja Malltezi ka thënë që i përket shtresës së mesme, ndaj më duhet një kohë e gjatë për të parë formëzimin nëse marrim si pikë referimi që zonja Malltezi është shtresë e mesme se si është shoqëria shqiptare.

Ajo parti mund të përcaktohet si një parti që dominohet nga njëshi dhe kur dikush e dominon patjetër që preferencat e para janë të trashëgimtarëve brenda familjes. Kjo është diskutuar gjerë e gjatë, por sot shihet qartë që në një moment të vështirë të Sali Berishës pretendohet të fuqizohet me elementë të rinj si ato brenda familjes.

Ajo shprehet se nuk pretendon më tepër se kaq, nëse Berisha do kërkonte kompromis për tërheqjen nëse vazhdon e bija, do të ishte Argita ajo që do e zëvendësonte?

Jam i bindur se gjithçka që në çdo lloj rrethane gjithë predispozicioni është që ajo të ecë në hapat e të atit, por varet sa e lejon ai. Megjithatë unë këtë e shoh si stacionin e fundit, nuk ka stacion tjetër më, është pika fundore e partisë”, tha ai.

Në lidhje me thirrjen e ish-kryeministrit për grevë urie dhe mosbindje civile, Topi u shpreh se ka ardhur koha që Berisha të futet në grevë urie si Pjetër Arbnori, i cili rrezikoi jetën.

Ndër të tjera, ish-presidenti tha se ‘Berisha ka parë boll se si kanë bërë të tjerët’, ndërsa shtoi se kjo është një mënyrë, gjest për të cilin ish-kryeministri do të mbahet mend.

Aksioni i opozitës me këto përmasa, si e shihni?

Bamir Topi: E keni parë zotin Berisha që i hedh deklaratat përtej të mundshmes. Ajo bëhet për të thirrur nën forcë ‘eja në radhë’ militantët. Kush është jashtë këtij informacioni e shikon fatin e Berishës të mbyllur. Unë besoj se është një kapitull që duhet të jetë i fundit. Duhet të jetë epilogu.

Unë kam eksperiencën e jetës politike. Thënieve të tij se do ketë gjeste deri të mosbindje civile…më kujtohet kur i ndjeri Pjetër Arbnori, i cili shkoi në prag të vdekjes. Sot mesa duket ka ardhur dita që vetë zoti Berisha për t’i dhënë besim kësaj lëvizje të bëj grevë urie që ta provojë vetë. Të shkojë ta provojë. Boll ka parë të tjerët. Të mbahet mend që tek e fundit bëri një gjest.

Artikulli paraprakTaulanda Jupi: Partia Demokratike e ka zgjedhur rrugën e saj!
Artikulli tjetërStina e çajit! Studimi: Mos i shtoni sheqer nëse doni vetëm efekte pozitive