Banda e Avdylajve bën ligjin në burg, vë në rresht policinë: “Mbaje mend fytyrën time, do iu heqim qafe”…

Ditën e djeshme, banda e Avdylajve bëri rezistncë duke u përplasur me policinë. Janë zbuluar kërcënimet që i janë drejtuar efektivëve, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë policëve ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, janë disa nga kërcënimet e bandës së Avdylajve ndaj policëve në burgun e sigurusë së lartë, raporton Balkanëeb.

Një ditë më parë u raportua se drejtori i Burgjeve kishte urdhëruar izolimin në një sektor të posaçëm të anëtarëve të bandës “Avdylaj”, pas sherrit së këtyre të fundit me policinë dhe një shtetas italian.

Artikulli paraprak23 raste të reja me Covid-19. Përkeqësohet situata te Infektivi, 1 pacient i intubuar. Ja sa mjekë janë infektuar
Artikulli tjetërCovid-19/ Berisha: Loja e Sulltan Salepit të Surrelit me bankat është lojë me kursimet e qytetarëve!