Pasditen e kësaj të mërkure një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, ku një pronar bujtine në Theth, u ekzekutuan në automjetin e tij me breshëri plumbash në fshatin Grudë.
Ferdinand Polia ishte një person i njohur në këtë zonë, ndërsa nga informacionet e para, thuhet se ky shtetas nuk njihej për person problematik.
Ai kishte hapur një bujtinë atje që prej vitit 2005 dhe kujdesej për reklamimin e zonës tek turistët e huaj.
Polia rezulton të jetë vëllai ish-banorit të “Big Brother”, Pavlin Polia, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, kur u fut në shtëpinë e famshme.
Sakaq, ngjarje mbetet ende e pazbardhur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, që dyshohet se ka qenë në një motoçikletë, me skafandër, e më pas i ka vënë flakën mjetit duke u larguar nga vendi i ngjarje. Pista kryesore që besohet që ka çuar në vrasjen e biznesmenit të bujtinave në Theth është ajo bandës së gjobëvënies. Ashtu si dhe biznemenë të tjerë të ekzekutuar në këtë zonë kohët e fundit edhe Polia mund të ketë refuzuar të pagujë gjobën që i ishte vendosur.