Banda e Ramës dhe Gjergj Luca sulmojnë Luçiano Boçin

Një konflikt ka ndodhur mes biznesmenit Gjergj Luca dhe kandidatit demokrat për deputet në qarkun e Elbasanit Luçiano Boçi.

Përplasja ka ndodhur në lokal mes tyre, ku edhe Boçi është kërcënuar me jetë prej Lucës.

Abcnews.al mëson se në një lokal në Labinot ku po zhvillonte një takim Luçiano Boçi, kanë shkuar rreth 40 persona që kanë sulmuar të pranishmit.

Mësohet se mes tyre ka qenë dhe vetë Gjergj Luca, i cili ka sulmuar dhe fizikisht Boçin, duke e goditur. Pas ndërhyrjes së të pranishmëve sherri është mbyllur

Pas konfliktit ata i janë drejtuar të dy policisë duke bërë denoncim.

Exit mobile version