Banda e Shkodrës që mbështetet nga qeveria, media malazeze: Erogen Brajoviçi pjesëtar i grupit kriminal të Kotorrit

E përditshmja malazeze ‘Vijesti’ ka shkruar sot për grupin kriminal të Kotorrit, i cili drejtohet nga Ranko Raduloviç.
Referuar informacioneve nga akuza malazeze, mes të tjerash ajo shkruan se njëri nga të arrestuarit në Shkodër gjatë operacionit të RENEA-s, Erogen Brajoviçi, është pjesëtar i këtij grupi kriminal që tentuan të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi, Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe oficerin e policisë Dushko Koprivica dhe djalin e tij Strahinja.
Erogen Brajoviç i njohur si ish-sportist dhe i angazhuar në politikë u arrestua gjatë operacionit të RENEAS në Shkodër dhe ndodhet me 30 ditë arrest në burg me qëllim që prokuroria të provojë akuzat për të.
Por sipas të përditshmes malazeze ‘Vijesti’ Erogen Brajoviç është pjesë e grupit kriminal në vendin fqinj, i cili udhëhiqet nga Ranko Raduloviç nga Nikshiqi i Malit të Zi. Ranko Radulloviç i arrestuar nga policia malazeze akuzohet si kreu i grupit kriminal me bashkëpunim të ngusht me Klanin ‘Shkaljari’ nga Kotorri.
Sipas malazeses ‘ Vijesti’ ndaj Erogen Brajoviç ka një aktakuzë si pjesë e këtij grupi kriminal të cilët kishin synim të vrisnin dy ish-oficerë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë në Mal të Zi Dushko Goluboviç dhe Zoran Lazoviç, si dhe të oficerit të policisë Dushko Koprivica dhe djalit të tij Strahinja.

Sipas kësaj të përditshme malazeze, ka qenë dëshmitari i mbrojtur Dejan Vukotiç, i cili ka zbuluar skemën e grupit kriminal të drejtuar nga Ranko Radulloviç dhe lidhjet me Klanin ‘Shkaljari’ nga Kotorri si dhe shumën prej 500 mijë eurove të paguara për vrasjen e dy ish-oficerëve të Agjencisë Kombëtare të Malit të Zi dhe oficerit të policisë dhe të djalit të tij, si dhe vrasjet e ndodhura në Mal të Zi mes Klanit ‘Shkaljari’ dhe Klanit ‘Kavaçi’.
Referuar ‘Vijesti’ thuhet se pjesë e grupit kriminal të Ranko Radulloviq nga Nikshiqi janë : djali i tij Zeljko, Nikolla Mandiç, Luka Raduloviç, Darko Viçkoviç, Nenad Lubura, Rados Petrusiç, Radoje Preradoviç, Milladin Dedoviç, Stefan Raduloviç, si dhe shtetasi nga Kotori Igor Vukotiç dhe shtetasi shqiptar Erogen Brajoviç, të cilët ndodhen në arrati.
Deri tani nuk ka një informacion nëse nga Prokuroria Speciale e Malit të Zi të ketë mbërritur kërkesa për ndalimin dhe ekstradimin e 36 vjeçarit nga Shkodra Erogen Brajoviç./AbcNews.al
Ish-Kryeministri Berisha publikoi një foto të të arrestuarit nga policia si anëtar i bandës së Bajrave në Shkodër me deputetin e Ramës, Harusha si dhe një foto tjetër ku i njëjti person i inkriminuar shfaqet në një darkë me shefat e policisë. Fotot janë një tjetër dëshmi e gjallë se si krimi është sot i identifikuar me mazhorancën si dhe me policinë.
Erogen Vaso Brajoviç është një prej të arrestuarve nga Policia e Shtetit në aksionin e zhvilluar tre ditë më parë në qytetin e Shkodrës. Vaso është një emër i njohur në Shkodër për shkak se ka qenë anëtar i këshillit bashkiak, por edhe i përfshirë në vepra kriminale.
Ai është akuzuar në vitin 2007-të për veprën penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për përfitim të pasurisë”, e njohur ndryshe si gjobëvënie. Por pas kësaj akuze, Erogen Vaso është “rehabilituar” duke iu futur politikës.
Fillimisht ai ka qenë këshilltar bashkiak në Shkodër me Partinë Bashkimi për Drejtat e Njeriut, që drejtohet nga Vangjel Dule, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e Partisë Socialiste.
41389623 1110508399110066 6172526749255991296 n

Exit mobile version