Banda i sulmon makinën qytetarit nën hundën e policit, reagimi i fortë i Berishës

Një pushues në Ksamil është larguar prej andej i hidhëruar dhe indinjuar pas një ditë që supozohej të ishte çlodhëse. Makinën e gjeti të dëmtuar rëndë, por ajo që e bënte më irrituese situatën ishte indiferenca dhe karshillëku i patrullës së Policisë që ishte në vendin e ngjarjes.

“Hajnat dhe shteti janë një”, ky qe konkluzioni në të cilin doli, qytetari në fjalë. Mesazhin e tij me fotot denoncuese i ka publikuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, që e ka mbështetur plotësisht.

Postimi i ish-kryeministrit Berisha

Hajnat dhe shteti janë një! Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Z. Berisha, së pari ju uroj të jeni me shëndet të plotë.

Jam A.V.me nr tel ….

Po ju përshkruaj një ngjarje që më ndodhi sot në Ksamil, te Tre Ishujt. Parkoj 30 m larg resortit “Bianko” te Tre ishujt në Ksamil.

Nga ora 18.30 shkoj të marr makinën, e cila ishte e rrjepur. Përballë – patrulla e Policisë.

Ajo që më bën përshtypje, sa u drejtohem që të shohin makinën, më thonë se sa kishin marrë turnin.

Në mes të ditës dhe kamerave ndodh gjithçka. Nuk flas për vlerën e dëmit, por familjarisht jemi të indinjuar sepse hajnat dhe shteti janë një.

Në foto është numri i saktë i policit, që ruante hajdutët dhe për këtë jam i bindur! Me respekt!

Artikulli paraprakBasha përkujton 70 vjetorin e Masakrës së Qafë-Valmirit: Edhe sot mundohen të mbajnë gjallë aparteidin ndaj kësaj zone
Artikulli tjetërVideo skanaloze si kafsha e Porto Palermos sulmon turistët