Lënda helmuese e hedhur nga Garda me urdhër të Ramës dhe Lleshajt ka prekur edhe gjimnazistët e pedagogjikes. Ndërkohë, dhjetëra protestues dhe qytetarë që mndodhen në afërsi të Parlam,entit janë helmuar dhe janë dërguar në spital për të marrë ndihmëne parë. Një grua ka përfunduar pa ndjenja, ndërsa një burrë është shtrirë në dysheme dhe rënkon.
Një qytetare që ndodhej në protestë, është ndjerë keq, ndoshta nga gazi lotsjellës apo edhe nga turma dhe ka përfunduar në tokë. Ajo është shtrirë në kolltukët e një lokali ku i kanë ardhur në ndihmë protestues të tjerë.
Lideri i opozitës, Lulzim Basha është shprehur se, Edi Rama sot i ka shpallur luftë shqiptarëve. Duke folur para parlamentit, Basha është shprehur se Ramës do ti kthehet 100 për qind njësoj.
‘Me veprimet e tij sot, Edi Rama i ka shpallur luftë shqiptarëve. Por nga ky shesh këtu, unë dhe çdo shqiptarë që ka frikë vetëm Zotin mbi tokë, i them Edi Ramës se do të ta kthejmë 100 për qind.
Geg e toskë, myslimanë e të krishterë, demokratë e socialistë. Të marrim në dorë fatin tonë. Beteja që kemi nisur është pa kthim. Historia na e tregon se si do të shkojë kjo protestë, me shporrjen e kësaj qeverie dhe triumfin e shqiptarëve’, tha ndër të tjera Basha.
Basha u ka bërë thirrje qytetarëve të mos dorëzohen pasi fitorja është e tyre dhe jo e qeverisë.