Banda në polici dhunon fëmijët pse kërkojnë çeljen e shkollës, nënkryetari i Bashkisë zgërdhihet

Pas gjendjes së tensionuar në Mengel ku disa banorë dhe fëmijë u goditën nga policia gjatë përplasjes, në vendngjarje ka mbërritur dhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan, Klevis Xhoxhi.
Ai nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për situatën dhe pasi ka qëndruar rreth 10 minuta ka zgjedhur të largohet.
Nënkryetari i Bashkisë Elbasan e ka cilësuar protestën politike dhe është larguar, duke mos thënë asnjë fjalë për gjendjen tejet dramatike të krijuar për shkak të përplasjes mes banorëve dhe fëmijëve që kërkojnë hapjen e shkollës se duan të bëjnë mësim, dhe policisë e cila është shfaqur e vendosur përballë tyre për t’i shpërndarë pasi kanë bllokuar rrugën.
I pranishëm ka qenë dhe deputeti i PD-së Luçiano Boçi i cili i ka kërkuar drejtorit të Policisë Altin Qato që asnjë nga protestuesit të mos arrestohet.
Siç shihet dhe nga videoja e siguaruar nga ‘Faxweb.al’ Boçi debaton me drejtorin Qato dhe thotë se ka të shoqëruar në polici, diçka që Qato e mohon të ketë ndodhur.
Fëmijët duken fëmijët të traumatizuar, duke qarë dhe shprehen se janë goditur nga Forcat Speciale.
“Më gjuajtën policët te koka!”, dëgjohet të thotë një djalë i vogël i cili është i përlotur.
Banorët dhe fëmijët shprehen se do të qendrojmë deri në orën 4: Deri sa të vijë përfaqësuesi i ministrise së Arsimit nuk lëvizim!

Boçi-kryepolicit Qato: Të mos arrestohet asnjë!
Deputeti i PD, Luçiano Boçi i cili është në mbështetje të banorëve të fshatit Mengel NË Elbasan që protestojnë kundër mbylljes së shkollës, i ka kërkuar drejtorit të Policisë Altin Qato që asnjë nga protestuesit të mos arrestohet.
Siç shihet dhe nga videoja e siguaruar nga ‘Fax News’ Boçi debaton me drejtorin Qato dhe thotë se ka të shoqëruar në polici, diçka që Qato e mohon të ketë ndodhur.
Për shkak të gjendjes së tensionuar në vendngjarje ka mbërritur dhe nënkryetari i Bashkisë Elbasan Klevis Xhaxha i cili ka qëndruar vetëm 10 minuta dhe protestën e ka konsideruar politike. Banorët nuk janë lejuar të komunikojnë me të.

Deputetja e LSI: Shteti na ka dhunuar të gjithëve
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, i është bashkuar protestës së banorëve të Mengelit në Elbasan, ku pak më parë policia u konfrontua fizikisht me protestuesit, duke mos kursyer as fëmijët.
Këçpaçi teksa përkrahu kërkesat dhe kauzën e qytetarëve, u ndal edhe tek dhuna e ushtruar ndaj nga forcat speciale ndaj fëmijëve.
Ajo u shpreh se “Shteti nuk ka dhunuar vetëm fëmijët, por na ka dhunuar të gjithëvë sepse ky është shteti i dhunës”.
Më tej ajo bëri të ditur se banorët dhe deputetët do të vijojnë të qëndrojnë aty deri në zgjidhje të situatës.

ffff

Exit mobile version