Banda në Bashki nis operacionin kriminal për shembjen e Teatrit, Artistët: Tani fillon beteja!

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka deklaruar sot se operacioni kriminal për shembjen e Kompleksit Teatror dhe zhvillimit urban të zonës filloi me hapa konkretë.
Sipas saj, disa punëtorë të Bashkisë apo të konçesionarit po bëjnë matjet për t’i hapur rrugën asfaltimit të pedonales “Murat Toptani”, në qendër të Tiranës. Pak ditë më parë në Kuvend u rrëzua dhe dekreti i presidentit Meta, duke i hapur rrugën prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
“Asfaltimi i pedonales do të thotë urbanizim i të gjithë qendrës rreth e përqark “Sheshit Skënderbej”, duke i shtuar zonës të paktën 2000 banorë të rinj”.
Aleanca thotë se beteja për mbrojtjen e qytetit tani fillon zyrtarisht.
Statusi i plotë
Operacioni kriminal për shembjen e Kompleksit Teatror dhe rizhvillimit urban të zonës, filloi sot me hapa konkrete. Punëtorë të Bashkisë, apo të koncensionarit, po bëjnë matjet në këtë moment për t’i hapur rrugën asfaltimit të pedonales Murat Toptani.
Asnjë nuk di asgjë, asnjë nuk është pyetur, nuk ka patur asnjë dëgjesë, thjesht e bëjmë fakt të kryer. Asfaltimi i pedonales do të thotë urbanizim i të gjithë qendrës rreth e përqark Sheshit Skënderbej, duke i shtuar zonës të paktën 2000 banorë të rinj. Shembim teatro dhe i kthejmë në pallate, shqyejmë pedonale për t’i kthyer në asfalt, marrim laboratorë hidro-teknike dhe i bejmë teatro.
Beteja për mbrotjen e qytetit tani fillon zyrtarisht. Jemi përballë dy rrugëve: ose qytetin që duan ata, ose qytetin që duam ne. Ne do të fitojmë.
#mbroteatrin #mbrotiranen #mbroshqiperine

teatri

Exit mobile version